Përdorimi i aplikacionit LG TV Plus
Mund të komandosh funksionet në televizor me anë të aplikacionit të instaluar në pajisjen tënde Smart.
- Mbështetet funksioni i futjes së tekstit, pra mund të shkruash lirisht tekst. (Teksti nuk mund të shkruhet në disa ekrane.)
- Mund ta komandosh pajisjen Smart si tregues të telekomandës magjike për të zgjedhur bllokun e prekjes në aplikacion.
- Shkarko aplikacionin "LG TV Plus" nga "Apple App Store" ose "Google Play Store", në varësi të sistemit operativ të pajisjes inteligjente.
Mund ta shkarkosh lehtësisht aplikacionin duke skanuar kodin QR.Android
iOS
- Shtyp butonin
në telekomandë dhe zgjidh
në këndin e sipërm djathtas të ekranit. - Shko te
Rrjeti dhe cakto LG Connect Apps në Aktiv. - Lidh televizorin dhe pajisjen Smart në të njëjtin rrjet Wi-Fi.
- Hap aplikacionin LG TV Plus në pajisjen Smart.
- Prek butonin Start për të kërkuar për televizorë që mund të lidhen me pajisjen Smart.
- Zgjidh televizorin që dëshiron nga lista e rezultateve të kërkimit. Në ekranin e televizorit shfaqet kodi PIN.
- Jep kodin PIN në aplikacionin LG TV Plus për ta çiftuar pajisjen Smart me televizorin.
- Mund t'i prekësh butonat në ekranin e pajisjes Smart për të komanduar televizorin.

- Mund të përdorësh aplikacionet e ndryshme të instaluara në televizor.
- Mund të komandosh kanalet e televizorit, volumin etj. në distancë.
- Mund ta lëvizësh treguesin në ekranin e televizorit njësoj sikur përdor telekomandën magjike.
Pamja dhe funksionaliteti i aplikacionit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Funksionet kanë nevojë për lidhje me rrjetin.
Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi nga shteti.